Shumë vende anëtare të BE-së i emëruan ose përgatiten t’i emërojnë kandidatët e tyre për eurokomisarë në përbërjen e ardhshme të Komisionit Evropian.
Komisioni Evropian është përbërë nga aq anëtarë sa ka anëtare BE-ja.
Çdo vend e emëron kandidatin e tij i cili duhet të pranohet nga kryetarja Ursula fon der Lajen, ndërsa pastaj edhe të miratohet nga ana e Parlamentit Evropian pas dëgjimit themelor.
Me Ursula fon der Lajen, Gjermania këtë herë e merr karrigen e kryesimit në Komisionin Evropian.
Për Austrinë është nominuar eurokomisari i deritanishëm për zgjerim, Johanes Han. Bullgaria pritet gjithashtu sërish ta nominojë eurokomisaren e deritanishme për shoqëri digjitale, Marija Gabriel.
Komisarja evropiane daneze për Konkurencë, Margaret Uestager, gjithashtu duhet të mbetet në përbërjen e ardhshme, por edhe të promovohet nënkryetare e parë.
Për Estoninë është emëruar Kadri Simson, ndërsa Finlanda e propozoi ish ministren e Financave Juta Urpilainen.
Nga Hungaria pritet në Bruksel të dërgohet ish ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Viktor Orban, Laslo Troshanji, i cili shfaqi shpresë ta marrë portfolion e zgjerimit, por sipas shumë burimeve të MIA-s në KE shanset janë të vogla.
Irlanda gjithashtu do të duhej ta mbajë eurokomisarin e njëjtë, Fill Hogan, tani për tani të obliguar për bujqësi, derisa sërish nga Italia pritet të nominohet Xhankarlo Xhorxheti i afërt me ministrin e Punëve të Brendshme Mateo Salvini.
Letonezi Valdis Dombrovskis do të duhej gjithashtu ta marrë edhe një mandat.
Për Luksemburgun përmendet ish ministri i Punës, Nikollas Shmit, ndërsa Qeveria holandeze e dërgon sërish nënkryetarin e parë të tanishëm të KE-së, Frans Timermans dhe kandidat për kryetar të Socialdemokratëve në zgjedhjet e fundit evropiane.
Person i ri duhet të arrijë nga Portugalia, edhe pse ende askush nuk është emëruar zyrtarisht përmendet emri i Pedro Markesh.
Çekia dhe Sllovakia gjithashtu do t’i nominojnë kandidatët e njëjtë – Vera Jurova, komisare e tanishme e Drejtësisë, dhe Marosh Shevçoviç, përgjegjës për unionin energjetik.
Komisarët të cilët janë nominuar për mandat të dytë nuk mund ta marrin portfolion e njëjtë sikur në mandatin e kaluar.
Vendimi për sistemim të resorëve i përket kryetares, edhe pse vendet anëtare mund të sugjerojnë dhe negociojnë. Dhe , ashtu dihet se Franca, edhe pse ende nuk ka emëruar kandidat, është e interesuar për buxhet, Luksemburgu për Çështje sociale, Sllovakia për politikë rajonale, Hungaria për zgjerim, Irlanda për tregti, ndërsa Italia për konkurencë.
Fon der Lajen gjithashtu u mundua se gjysma e grave do të jenë komisare, dhe se do t’i hedh poshtë propozimet e vendeve anëtare përderisa nuk arrihet shkalla prej 50 për qind.
