Kandidatët e BDI-së për deputetë takojnë arsimtarët dhe profesorët në Tetovë

TË FUNDIT

Në oborrin e Shkollës Fillore “Liria” në Tetovë, kandidatët për deputetë të Bashkimit Demokratik për Integrim në zonën zgjedhore 6 dhe shefi i shtabit lokal zgjedhor, janë takuar me arsimtarë dhe profesorë, ka njoftuar përmes Facebookut kandidati për deputet i kësaj zone Florin Besimi.

“U prezantuan pikat kyçe të programit zgjedhor 2020-2024 për sa i përket ngritjes së cilësisë së procesit edukativo-arsimor, ngritjes së pagave të mësimdhënësve si dhe investimeve kapitale në infrastrukturën shkollore” ka shkruar Besimi.

Ai më tej shton se arsimi cilësor fillor, i mesëm dhe i lartë mbeten në fokusin e tyre si subjekt politik.

“I orientuar më shumë drejt të mësuarit dhe matjes sistemore të rezultateve nga të mësuarit, arsimit inkluziv për nxënësit me aftësi të posaçme, qasjes së drejtë në arsim për të gjithë, barazisë gjinore në arsim, fuqizimit të sistemeve arsimore dhe rezultateve më të mira në arsim, të mësuarit dixhital dhe zhvillimit të mendimit kritik, mbështetjes së kuadrit mësimor dhe profesional si dhe avancimit të infrastrukturës arsimore, rrjetëzimit në shkencë, hulumtimeve dhe inovacioneve si bazë për përshpejtimin e tempos së zhvillimit ekonomik” shkruan kandidati për deputet./TV21

Takim me arsimtarët dhe profesorëtNë oborrin e SH.Liria në Tetovë, kandidatët për deputet nga Bashkimi Demokratik për…

Gepostet von Florin Besimi am Freitag, 26. Juni 2020