Në Qeverinë austriake nuk ka të infektuar me koronavirus sepse kancelari Sebastian Kurc dhe anëtarët e Kabinetit të tij kanë rezultuar negativë për praninë e infeksionit, njoftoi Tass.
Kovid-19 dje u diagnostikua te një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kancelarit austriak. Të gjithë anëtarët e Qeverisë austriake menjëherë i kaluan testet e nevojshme.
Kurc, sipas tij, po ndihet mirë dhe nuk ka simptoma, ndërsa ka qenë në kontakt me kolegun e infektuar javën e kaluar. Kancelari synon të vazhdojë punën nga zyra e tij, por do të shmangë takimet personale.
Në shtator, numri i infeksioneve të koronavirusit në Austri filloi të rritet përsëri, ndërsa shumica e të infektuarve u regjistruan në Vjenë.
Austria ka vendosur mbajtje të detyrueshme të maskës mbrojtëse në dyqane, institucionet publike dhe në transportin publik.
