Kan: Perëndimi duhet të kriminalizojë fyerjet ndaj profetit Muhamed

TË FUNDIT

Kryeministri pakistanez Imran Kan u ka bërë thirrje vendeve myslimane të lobojnë në qeveritë perëndimore për të kriminalizuar dhe ndëshkuar fyerjet ndaj profetit Muhamed.

“Ne duhet t’i shpjegojmë atyre pse dhemb kur, në emër të fjalës së lirë, ata fyejnë nderin e profetit tone”, u citua të thoshte Kan nga “Al Xhazira”.

“Kur 50 vende myslimane bashkohen dhe e thonë atë, dhe kur ata thonë se nëse diçka e tillë ndodh në ndonjë vend në të ardhmen, ata do të fillojnë bojkot tregtar dhe nuk do të blejnë mallrat e tyre, atëherë kjo do të ketë ndikim”, shtoi ai.

Kan beson se fyerja e profetit Muhamed duhet të trajtohet në të njëjtën mënyrë si pyetja për Holokaustin, që është vepër penale në disa vende evropiane.

Fjalimi i kryeministrit Kan për publikun vjen në ditën kur Qeveria i filloi negociatat me një grup radikal fetar që planifikoi protesta masive në Francë për shkak të publikimeve të karikaturave të profetit Muhamed në gazetat franceze. 

TË NGJAJSHME