Kampioni Shaban Tërstena mposhti Covid-19

TË FUNDIT

Kampioni në mundje, Shaban Tërstena ka mposhtur virusin Covid-19.

Pasi për 16 ditë ishte i shtrirë në spital, Tërstena sot ka arritur të kthehet në shtëpi.

Si gjatë qëndrimit në spital, dhe sot ai nuk ka reshtur të shprehë falënderime ndaj personelit mjekësor.

Në fotografinë që e ka shpërndarë në profilin e tij në “Facebook”, Tërstena shihet t’u ketë dhënë lule infermiereve në shenjë mirënjohje për përkushtimin dhe kujdesin që e kanë pasur ndaj tij.

TË NGJAJSHME