Feronikeli ka mposhtur Prishtinën në udhëtim me rezultat minimal 1:0, ndërsa me po të njëjtin rezultat ka fituar edhe Besa në Pejë përballë Hajvalisë.
Kampioni i Kosovës në futboll, Feronikeli ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse të edicionit të ri 2015/16 në Superligën e Kosovës në futboll.
Feronikeli ka mposhtur në udhëtim Prishtinën me rezultat minimal 1:0, me golin e vetëm të shënuar nga Mevlan Zeka në minutën e 62’ të takimit.
Fitore në ndeshjen e sotme ka shënuar edhe Besa e Pejës, e cila në Shahin Haxhi Islami ka mposhtur Hajvalinë me rezultat minimal 1:0.
Donat Shesherolli në minutën e 66’të shënoi golin e vetëm dhe të fitores në këtë ndeshje për Besën.
Këto ishin dy ndeshjet që u zhvilluan sot, ndërsa nesër zhvillohen edhe këto takime:
