Kamçevi në burg edhe për 30 ditë

TË FUNDIT

Për 30 ditë është vazhduar paraburgimi për biznesmenin Jordan Kamçev, ka sjellë vendim Gjykata Penale në Shkup.

Paraburgimi i është vazhduar, pasi siç sqarojnë nga Gjykata, ekziston mundësia e arratisjes.

Nga Gjykata informojmë, se bëhet fjalë për lëndën që njihet në publik si “Parcelat në Vodno”, ndaj të cilës është parashtruar aktakuzë dhe është në fazë të vlerësimit të aktit prokurorial.

Përndryshe, Kamçevi ka tre muaj që është në paraburgim. Ai ofroi garanci që të mbrohet në liri, por një gjë e tillë u refuzua./TV21