Array

Kamçevi kërkon “të motivohet” edhe Stefanova, Stefanova: Kamçevi dëshiron të më komprometojë

Must Read

Druajtje në Greqi për shkak rritjes të numrit të infektuarve me Covid-19, Janina dhe Seres në mini karantinë

Për shkak të pasqyrës së keqe epidemiologjike, qytetet greke Janina dhe Seres janë në fazën e kuqe...

PTHP: Aktakuzë kundër një 38-vjeçari nga Shkupi për dy grabitje në barnatore

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një 38-vjeçari nga Shkupi për dy grabitje me...

Tre persona humbën jetën, ndërsa disa janë lënduar gjatë një sulmi me thikë në Nicë

Një burrë i armatosur me thikë, vrau tre persona dhe lëndoi disa të tjerë  në kishën  Notr-Dam...

“Mua më intereson. Sa kushton kjo, unë dhe ti dakordojmë gjithçka. Por, duhet të më thuash kjo, kjo dhe kjo. Unë prej këtu, tani realisht, mes meje dhe teje nuk mund ta bëj lojën që të përfundoj gjithçka me ty. Por megjithatë më intereson çfarë fitoj, si dhe kur. Udhëhiqe ti lojën, por më thuaj -këtë do ta fitosh atëherë. Nuk e di nëse gruaja është në këtë punë me ne. Ajo Lile? Ajo po e bën punën e vet, plus mua mu lajmërua Çifliganec dhe më kërkoi dyqan për ordinancë dentale për të. Për ato gjëra të kota”, thuhet në inçizimin e ri të publikuar nga “La Verita”.

Kjo është një pjesë e incizimit të ri në të cilin Orce Kamçevi në bisedë me Boki 13 e përmend edhe prokuroren Lile Stefanova, e cila merret me rastin “Perandoria”. Në pyetjen e Bokit 13 – kur ka ndodhur kjo, Kamçevi përgjigjet se para se të hyjë në paraburgim, por këmbëngul – se edhe ajo duhet të nxitet, sepse në të kundërtën gjithçka do të bjerë në ujë.

BOKI: Kur ka ndodhur kjo?
KAMÇEV: Para se të hyj.
BOKI: Unë nuk kam ditur për këtë më herët.
KAMÇEV: Domethënë, unë dhe ti po flasim. Edhe ajo duhet të dijë disa gjëra.

Prokurorja Lile Stefanova, hedh poshtë zërat për përfshirjen e saj dhe thotë se Kamçevi me këtë po tenton ta komprometojë -se kinse përmes afaristit Çifliganec ka kërkuar dyqan. Pohon se kjo është gënjeshtër nga një  i dyshuar i cili e incizon veten dhe se Kamçevi ka tentuar të ndikojë mbi të.

“Në muajin gusht të vitit 2018, të dyshuarit Jordan Kamçev dhe Cvetan Pandeleski tentuan të ndikojnë mbi para-hetimin, i cili në atë periudhë ishte drejtuar kundër tyre dhe personave të tjerë, duke e shfrytëzuar njohjen time me zotërinë Vanço Çifliganec. Zotit Çifliganec, qartazi i bëra me dije se nuk vjen në parasysh që të bisedojmë lidhur me asnjë lëndë”,deklaron Lile Stefanova.

Stefanova akuzon se Kamçevi me këtë ka dashur ta diskreditojë si prokurore, në duart e së cilës gjendet lënda “Perandoria”. Ajo bind se nuk pajtohej me vendimet e Janevës për zëvendësimin e paraburgimit të Kamçevit.

“Në gjysmën e dytë të dhjetorit të vitit 2018, unë personalisht si prokurore, shpreha mospajtimin tim me vendimet e Katica Janevës – që të dyshuarve në rastin “Perandoria”, masa paraburgimi, t’u zëvendësohet me paraburgim shtëpiak. Vendimin – të dyshuarit Kamçev t’i jepet një pasaporte të përkohshme, Janeva e ka marrë kur unë isha në pushim vjetor dhe fare nuk isha informuar. Për vendimin në fjalë mësova nga prokurorja Elizabeta Josifoska, së cilës i ishte sjellë mendimi për nënshkrim”, shton Stefanova.

Stefanova në mënyrë të drejtpërdrejt e akuzon Janevën se ka ndikuar mbi hetimin për rastin “Perandoria”, duke propozuar që lënda të mbyllet dhe të mos shqiptohen dënime me burg. Janeva u ka thënë se më së voni deri më 6 maj të dorëzojnë raporte me shkrim për dëmet të cilat të dyshuarit do të duhet t’i paguajnë ndaj shtetit, pas çka lëndët do të mbyllen dhe të dyshuarit nuk do të shkojnë prapa grilave. Për këtë, Stefanova, pohon se ajo në raportin e saj, krahas vlerës së dëmit, ka cekur se në pajtueshmëri me Kodin Penal dëmet me burg janë të mundshme dhe se rasti “Perandoria” është në fazë të hershme për pajtim eventual, duke propozuar hetimi të vazhdojë edhe më tutje.

Druajtje në Greqi për shkak rritjes të numrit të infektuarve me Covid-19, Janina dhe Seres në mini karantinë

Për shkak të pasqyrës së keqe epidemiologjike, qytetet greke Janina dhe Seres janë në fazën e kuqe (rrezik i shtuar) dmth në...

PTHP: Aktakuzë kundër një 38-vjeçari nga Shkupi për dy grabitje në barnatore

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një 38-vjeçari nga Shkupi për dy grabitje me thikë në barnatore më 10...

Tre persona humbën jetën, ndërsa disa janë lënduar gjatë një sulmi me thikë në Nicë

Një burrë i armatosur me thikë, vrau tre persona dhe lëndoi disa të tjerë  në kishën  Notr-Dam në Nicë, para se të...

Në një minierë në Peshkopi jetën e kanë humbur tre minatorë

Në minierën Balgjaj në Selishte, Peshkopi, jetën e humbën dy minator dhe një inxhinier. Trupat e tyre të pajetë...

Amazon para festave do të punësojë 100.000 punëtorë sezonalë

Kompania amerikane Amazon kumtoi se ka punësuar 100.000 njerëz në kohë të përcaktuar për shkak të rritjes së porosive përmes internetin para...

More Articles Like This