Kambovski: Akademia larg politikës!

TË FUNDIT

Akademia e Shkencave dhe Arteve po i shmanget zhvillimeve politike në Maqedoni. Ky mesazh në mënyrë të drejtpërdrejt u përcoll edhe nga kryetari i këtij institucioni shkencor, Vllado Kambovski. Sipas tij, sot është koha kur Akademia nuk duhet të shndërrohet në rolin e gjykatëses dhe të luajë rolin e subjekteve të tjera që kanë përgjegjësi politike.

Kambovski theksoi se mënyra se si duhet të dilet nga kriza aktuale është në duar te qytetarëve dhe jo të akademikëve. “Gjithë këtë situatë e kemi anashkaluar, jo se është më mirë për të heshtur siç thonë kur shtëpia digjet, por sepse zgjidhja afatgjate e krizës politike është në fuqinë e popullit në tërësi dhe përpjekjet e tyre për liri”, potencoi ai në ceremoninë që u mbajt sot me rastin e 48 vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Maqedonisë.

Ndër të tjera, Kambovski porositi se injorimi, mosgatishmëria për dialog dhe mbyllja në rrethe të ngushta çon drejt thellimit të krizës dhe se më pas shanset do të jenë shumë të vogla për të dal nga kriza, përmes zgjidhjeve që janë të pranueshme për qytetarët. “Çdo ikje apo zvarritje nga zbatimi i aktiviteteve të dakorduara politike midis partive udhëheqëse politike do të ketë pasoja të paparashikueshme për situatën në vend, ndërsa faji për këtë sigurisht do të locohet tek ata që nuk kanë zbatuar ato”, tha Kambovski.

Në këtë përvjetor të Akademisë u ndanë edhe mirënjohjet për kontribute në fushën e shkencës dhe artit, ku akademikë vendas dhe ndërkombëtarë u stolisën me medaljen “Blazhe Konevski”.

Aleksandra Smilevska