Kamala Harris: Irani është fuqi destabilizuese dhe e rrez’ikshme në Lindjen e Mesme

TË FUNDIT

Nënpresidentja e SHBA-së dhe kandidatja e Demokratëve për presidente Kamala Harris, ka folur lidhur me sulmin e Iranit drejt Izraelit. Harris tha se “Irani është fuqi destabilizuese dhe e rrezikshme në Lindjen e Mesme” duke shtuar se sulmi raketor i së martës kundër Izraelit “e vërteton këtë fakt”.

“Irani është fuqi destabilizuese dhe e rrezikshme në Lindjen e Mesme. Sulmi i sotëm kundër Izraelit e vërteton këtë fakt”, tha Nënpresidentja e SHBA-së dhe kandidatja e Demokratëve për presidente Kamala Harris.

Harris theks të veçant i vuri të drejtës së Izraelit për vetëmbrojtje, por shtoi se gjithmonë duan të sigurohen që Tel Avivi të mund të mbrohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Angazhimi im për sigurinë e Izraelit është i palëkundur. Ne kurrë nuk do të hezitojmë të ndërmarrim çfarëdo hapi të nevojshëm për të mbrojtur forcat dhe interesat e SHBA-së kundër Iranit dhe terroristëve të mbështetur nga Irani”, theksoi Harris.

Të martën në mbrëmje, Irani lëshoi rreth 180 raketa balistike në drejtim të Izraelit, në vazhdën e tensioneve në rritje në rajon.

Lëshimi i raketave erdhi pas sulmeve ajrore izraelite që synuan liderin e Hezbollahut Hassan Nasrallah dhe komandantët e tjerë të grupit në Bejrutin jugor në fund të shtatorit dhe vrasjes së liderit politik të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran në korrik.