Nënpresidentja amerikane Kamala Haris deklaroi sot se SHBA-ja janë “të angazhuara përgjithmonë” në Azi, në një kohë kur situata në Afganistan po shkakton shqetësim midis aleatëve të Uashingtonit.
“Administrata jonë është zotuar për angazhim të vazhdueshëm ndaj Singaporit, Azisë Juglindore dhe Indo-Paqësorit”, theksoi Harris në Singapor, ku do të vizitojë Vietnamin.
Haris theksoi se SHBA-ja janë “lider botëror dhe e marrin atë rol seriozisht”.
Shumë vende aziatike, të cilat për një kohë të gjatë u mbështetën në ndikimin amerikan ose forcat amerikane për sigurinë e tyre, janë duke pritur për sinjale inkurajuese nga SHBA-ja pas tërheqjes kaotike nga Afganistani dhe mbërritjes së talebanëve në pushtet.
