“Kam komunikim me Vetëvendosjen” – Lapaj komenton paralajmërimin se VV do të hapë degë në Maqedoni

TË FUNDIT

Aktivisti nga Shqipëria, Adriatik Lapaj ka pranuar se ka komunikim me segmente të caktuara të Lëvizjes Vetëvendosje.

Megjithatë, Lapaj në “10 Minuta” në TV21 thotë se paralajmërimi i kësaj partie se do të hapë degë në Maqedoninë e Veriut, duhet të ketë një kriter bazë: personat e angazhuar, të mos jenë të korruptuar.

“Shqiptarët i kanë marrë në qafë përfaqësuesit politik të cilët kanë harruar misionin për të cilin kanë marrë votën”, tha Lapaj më tej.