Kallas në takim me Misajllovskin / “RMV partnere e besueshme, kontribuon në misione të rëndësishme të BE-së”

TË FUNDIT

Ndihma jonë është pjesë e bashkëpunimit ushtarak të rritur mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, dhe siguria e këtij rajoni ka rëndësi të madhe për Bashkimin Europian, theksoi përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, pas vizitës në Organizatën e Përhershme të Forcës Mjekësore të dedikuar për Ballkanin në kazermën “Ilinden”.

“Maqedonia e Veriut është partnere e besueshme, tërësisht të harmonizuar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Po kontribuoni në misione dhe operacione të rëndësishme, përfshirë EUFOR ALTHEA në Bosnje dhe Hercegovinë. Ne mbështesim ushtrinë e Maqedonisë së Veriut me rreth 40 milionë euro”, tha Kaja Kallas, përfaqësuese e lartë e BE-së.

Ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajllovski, falënderoi për ndihmën dhe theksoi se siguria në rajon është thelbësore për sigurinë e Europës.

“Si vend që e sheh veten në familjen e madhe europiane dhe si anëtare e NATO-s, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes është prioritet, sepse siguria e rajonit dhe e kontinentit janë të ndërlidhura. Pres të vazhdojmë me efikasitet dhe përkushtim të njëjtë në forcimin e marrëdhënieve tona mbrojtëse dhe bashkëpunimi”, u shpreh Vllado Misajllovski, ministër i Mbrojtjes
.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Sasho Lafçiski, në nder të përfaqësueses së lartë të BE-së, Kaja Kallas, i dorëzoi një pllakë dhe mirënjohje për ndihmën dhe bashkëpunimin.