Zjarret, të cilat po vazhdojnë për të pestën ditë me radhë në malet dhe kantonet në veri të Kalifornisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë dyfishuar sipërfaqen e kapluar nga flaka dhe deri me tani janë djegur mbi 20 shtëpi.
Zjarret të cilat deri me tani kanë bërë shkrumb e hi mbi 21 mijë hektarë në afërsi të qytetit Lover, po luftohen nga 9 mijë zjarrfikës, kanë njoftuar zyrtarët.
Një zjarr tjetër ka shpërthyer edhe në afërsi të kufirit me Oregonin, ku ka humbur jetën një person. Një zyrtar i ministrisë për Pyje dhe Mbrojtje, tha se bëhet fjalë për një zjarr, i cili po përhapet me një shpejtësi të madhe. Mbi 12 mijë persona janë urdhëruar që të evakuohen./21Media
