Rreth 8.000 njerëz janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre në qarkun Riversajd në Kaliforninë jugore, për shkak të zjarrit pyjor në sipërfaqe prej rreth 16.000 hektarë, publikoi mbrëmë shërbimi kompetent zjarrfikës.
Zjarri është paraqitur të premten, në luginën Treshnjevka, rreth 130 kilometra nga Los Anxhelos, ku, sipas informatave paraprake, të paktën një shtëpi është djegur tërësisht.
Deri tani janë evakuuar 2,585 shtëpi në qarkun Riversajd, ku jetojnë diçka më pak se 8.000 banorë.
