Prej sot deri më 31 janar do të bëhet kalibrimi i kamerave të sistemit “Safe City”, përcjell TV21. Nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk tregojnë nëse do të ketë orar se në cilat rrugë kur do të punohet, por theksojnë se procesi do të zgjasë nga 15 deri 30 minuta.
Në lidhje me: Kufizime të përkohshme në trafik për shkak të kalibrimit të kamerave të “Safe City”
“Kontrollet në kamerat e trafikut bëhen për të siguruar që ato funksionojnë në mënyrë të saktë dhe regjistrojnë shkeljet e trafikut n; mënyrë të saktë. Bëhen verifikime për të parë nëse kamera filmon qartë, nëse lexon saktë targat e automjeteve dhe nëse të dhënat që regjistron janë të sakta dhe të sigurta. Aktivitetet pritet të zhvillohen në periudhën nga 20.01 (e martë) deri më 31.01 (e shtunë), gjatë orarit 08:00 – 20:00. Java e parë e aktiviteteve parashikohet të realizohet në lokacionet në territorin e qytetit të Shkupit. Në çdo pikë ku është vendosur kamera, kontrolli do të kryhet një herë dhe do të zgjasë shkurt (15–30 minuta). Kontrollimet realizohen nga Byroja e Metrologjisë”, th Goce Andreeski, zëdhënës i MPB-së.
