Kakavijë, kapen 10 kilogramë lëndë narkotike

TË FUNDIT

Në pikën e Kalimit Kufitar në Kakavijë sot janë sekuestruar 10 kilogramë lëndë narkotike e llojit mariuanë. Ndërkohë policia ka arrestuar në flagrancë transportuesin e lëndës narkotike, shtetasin shqiptar Angjelo Hamiti, 24 vjeç.

Nga informacionet zyrtare të Policisë së Shtetit Shqiptar bëhet e ditur se sot është paraqitur për të udhëtuar drejt Greqisë shtetasi Angjelo Hamiti, 24 vjeç nga Saranda me automjetin tip Benz targa AA811DS. Policia sqaron se nga kontrolli i ushtruar nga ana e Policisë Kufitare në Kakavijë në vijën e dytë rezultoi se në tranversat anësore të sediljeve dhe të dyerve ishin të fshehura 20 pako me peshe totale 10 kilogramë mariuanë.

Në vend ka mbërritur grupi hetimor dhe specialistët e antidrogës të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër ku vijojnë veprimet hetimore.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale “trafik ndërkombëtar të lendeve narkotike”.