Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi është mysafir në ClickPlus në TV21.
Duke folur për deklaratën e tij të fundit për disa produkte, që u cilësuan luks, ai tha se nuk ka ndarë produktet sipas këtij etiketimi, por se duhet të shqyrtohet lista e produkteve të propozuara për t’iu rritur TVSH-ja.
“Për produktet që ju i përmendët, kaçkavalli, ajvari… Nuk thash se janë produkte luks, unë thash se nuk e kam të drejtën për të definuar se çfarë e quajmë luks dhe nëse ka lëshime vendimi, atëherë do të ndryshojë”, tha Bytyqi./TV21
