Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq është optimist se Kuvendi do ta zgjedhë Dobrilla Kacarskën si gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, pasi propozimi kaloi me shumicë votash në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime.
“Duke marrë parasysh që propozimi që gjyqtarja Dobrilla Kacarska të jetë gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese kaloi me shumicë votash në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime, mund të them se jam optimist që të votohet edhe në Kuvend, sepse zakonisht vendimi në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime është tregues i gjendjes shpirtërore në Kuvend”, tha ministri Mariçiq duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske.
Ai tha se nuk duhet harruar që Kacarska është propozim i Këshillit gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve dhe që ka peshë të veçantë. Mendoj se Parlamenti duhet ta vlerësojë atë dhe besoj se do të jetë kështu, tha Mariçiq.
Lidhur me veprimet guerile në seancën parlamentare, Mariçiq tha se deputetët e opozitës protestuan në Parlament sepse Dobrilla Kacarska ishte gjyqtare në çështjet e “27 Prillit” ku kishte sulm në Kuvend dhe ku kishte gjakderdhje kundër deputetëve, përfshirë një pjesa të madhe të Qeverisë së sotme në mënyrë që të parandalojë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe sepse ajo veproi në raste të tjera kur u dënua ish-kryetari i nderit i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.
