Ka mundësi që të ulet çmimi i energjisë elektrike, thotë Bekteshi

TË FUNDIT

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se nga 1 janari nuk pritet rritje drastike e çmimit të energjisë elektrike, përcjell TV21. Bekteshi në intervistë për DW thotë se ka mundësi që çmimi edhe të ulet.

“Nuk do të ketë rritje drastike të çmimeve nga 1 janari, janë të mundshme edhe lëvizje në rënie. Gjithçka varet nga ajo që do të përcaktojë Komisioni Rregullator pasi të bëhen analizat dhe projeksionet e duhura dhe në përputhje me këtë, nëse është e nevojshme, do të merret një vendim i duhur nga Qeveria. Sipas projeksioneve tona dhe bisedave që do të kemi në Këshillin Ekonomik, mund të them se kriza nuk do të jetë në kurriz të qytetarëve, amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël. Çfarëdo që të ndodhë me prodhimin e EMV-së, çfarëdo që të ndodhë në sistemin energjetik, qytetarët nuk do të paguajnë kurrë më shumë se sa paguajnë aktualisht. Unë kam përllogaritjet se sa mund të arrijë dhe them se rritja nuk do të jetë në kurriz të qytetarëve”, tha mes tjerash Bekteshi.