Janë vërtetuar gabime gjatë ndërtimit të spitalit modular në Tetovë, këtë e ka konfirmuar drejtori i spitalit, Artan Etemi.
Ai njoftoi, se nëse nuk dalin probleme të tjera, spitali do të lëshohet në përdorim gjatë javës së ardhshme.
“Vërejtjet kanë të bëjnë me dyshemenë dhe disa gabime të vogla infrastrukturore. Është dhënë afat që për 5 ditë të sanohen gabimet gjatë ndërtimit të spitalit modular. Rrymë dhe ujë ka. Për sistemin e oksigjenimit, jemi në kontakt me kompaninë nga e cila na kanë thënë se për dy-tre ditë mund të vendoset. Sistemi ka ardhur deri te Infektivja dhe mund të lidhet. Nëse nuk dalin probleme tjera, javën e ardhshme besoj se do të lëshohet në përdorim”, tha Etemi.
Tema e spitalit modular në Tetovë u aktualizua, pasi u shtrua nevoja për përdorimin e tij, si rezultat i rritjes së rasteve me Covid-19.
