Nga sot ka filluar shpërndarja e librave për nxënësit e klasës së gjashtë të shkollave fillore, dhe e njetja do të vazhdojë deri në fund të javës. Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri, tha se do të kërkojë nga operatori ekonomik që dorëzimi të bëhet edhe gjatë uikendeve.
“Më gëzon fakti se sot në një pjesë të shkollave ka dorëzim të librave për klasë të gjashtë, e e cila do të vazhdojë nesër, pasnesër deri në fund të javës pres që të gjitha librat të dorëzohen por në varësi prej kësaj, do të kërkojë nga operatori ekonomik që dorëzimi të bëhet edhe të shtunën edhe të dielën me qëllim që të gjitha librat t’u dorëzohen nxënësve.”- tha Jeton Shaqiri – Ministër I Arsimit.
Sa i përket vonesës së librave, ministri shprehet se jo i gjithë faji është i ministrisë dhe ministrit sepse siç thotë, procedurat që janë vonuar nuk varen nga ai.
“Çdo libër i miratuar që vjen nga komisioni nacional për libra, e që ka përfunduar të gjitha procedurat ligjore, nëse ka vonesa nga ana e ministrisë, këtu është pjesa e përgjegjësisë së ministrit. Të gjitha librat janë miratuar menjëherë, janë çështje ditës, nga ana e shërbimit pedagogjik menjëherë janë lëshuar marrëveshjet për botimin e atyre librave.”- pohoi Jeton Shaqiri – Ministër I Arsimit.
Përndryshe në fillim të këtij viti shkollor, Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi pati paralajmëruar padi për mbrojtje nga diskriminimi me interes publik kundër Ministrisë së Arsimit, përshkak mungesës së librave.
