Portieri i përfaqësueses U17 të Angolës, Gelson Dala (16), u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes në barazimin 0:0 ndaj Malit në hapjen e Kupës së Afrikës për kadetë, por paraqitja e tij e shkëlqyer, ku regjistroi gjashtë pritje, kaloi në plan të dytë për shkak të fotografisë së tij me çmimin.
Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) publikoi foton e Dalas me trofeun e lojtarit më të mirë, ndërsa rrjetet sociale “shpërthyen” menjëherë.
Të gjithë filluan të komentojnë pamjen e Dalas, pasi askush nuk beson se ai është 16 vjeç.
A complete performance from Gelson Dala earns him the TotalEnergies Man of the Match award. 👏🇦🇴@Football2Gether | #TotalEnergiesAFCONU17 pic.twitter.com/1CyhYslWwF
— CAF Online (@CAF_Online) May 14, 2026
Dala luan për grupmoshat e reja të Petro de Luanda dhe duket dukshëm më i madh se mosha e tij e deklaruar prej 16 vitesh.
Sigurisht, nuk vonuan shumë dhe tifozët nisën me komente sarkastike:
“Veç është tullac?”, “Ka aplikuar me certifikatën e lindjes së djalit të tij”, “Lojtari më i vjetër U17 në botë”, “Ndoshta kanë menduar se po luan për U71?”, “Zmadhojeni foton dhe do shihni që ka edhe flokë të thinjura”, “Ky e mban mend edhe kolonizimin e Afrikës”, “Është më i vjetër se babai i Lamine Yamal”, “Ai luan futboll prej 16 vitesh”, “Gruaja dhe fëmijët e tij me siguri janë krenarë për këtë çmim”, ishin disa nga komentet më interesante në postimin e CAF në Twitter.
