K.F. Shkupi humb në derbin e Shkupit kundër Vardarit

TË FUNDIT

Kampioni aktual i Maqedonisë, Vardari shënoi fitore të lehtë me rezultat 3:0 në përballjen me ekipin nikoqir të Shkupit, edhe pse kjo përballje nga Federata e Futbollit  u vlerësua si ndeshje e rrezikut të lartë.

Goli i parë nga ana e mysafirëve u shënua që në minutën e tetë të ndeshjes nga ana e Filip Ivanovskit, epërsia u dyfishua me golin e Blazhevskit, ndërsa Spirovski vendosi vulën e fitores duke shënuar golin e tretë për Vardarin.

Ekipi i Shkupit në disa raste tentoi të rikthehet në lojë, mirëpo mbrojtja e Vardarit ishte në krye të detyrës. Me këtë fitore dhe me rezultatin 1-1 të Shkendisë kundër Carev Dvor, Vardari mori epërsinë e tabelës me 26 pikë. Shkëndija aktualisht është në vendin e dytë me 25 pikë, kurse Shkupi me 11 pikë është në vendin e shtatë.

Rezultatet tjera:
Carev Dvor 1-1 Shkëndija
Renova 5-2 Turnova
Sileks 3-1 Metalurgu