Juventusi ka njoftuar të premten se e ka shkarkuar nga detyra trajnerin Massimiliano Allegro. Ky vendim u mor dy ditë pas fitores së Juves me Atalantën.
“Juventusi komunikon se ka shkarkuar nga detyra e trajnerit të ekipit të parë të meshkujve Masimiliano Alegrin. Shkarkimi vjen si pasojë e disa sjelljeve të kryera gjatë dhe pas finales së Kupës së Italisë, që klubi ka cilësuar si në mospërputhje me vlerat e Juventusit dhe me sjelljen që duhet të mbajë kush e përfaqëson. Përmbyllet një periudhë bashkëpunimi e nisur në 2014, e rinisur në 2021 dhe e mbyllur pas tre sezoneve të fundit bashkë, me një finale të Kupës së Italisë. Klubi i uron Masimiliano Alegrit fat në projektet e tij në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e klubit italian.
Juventusi po e kërkon Thiago Mottan, aktualisht trajner i Bolognas, si zëvendësues të Allegrit.
