Juventusi mposhtet edhe nga Napoli

TË FUNDIT

Juventusi ka pësuar një tjetër disfatë në Serie-A duke u mposhtur nga Napoli të shtunën me rezultat 2-1.

“Zonja e Vjetër” kaloi e para në epërsi pas 10 minutave lojë në “Diego Armando Maradona” derisa realizues ishte spanjolli Alvaro Morata dhe me këtë rezultat skuadra shkuan në pushimin ndërmjet dy pjesëve.

Në pjesën e dytë Napoli e ndryshoi qasjen e lojës dhe arriti që ta përmbysë rezultatin.

Fillimisht shifrat i barazoi Mateo Politano në minutën e 57’ dhe pastaj fitoren e Napolit e siguroi qendërmbrojtësi Koulibaly me golin e tij në minutën e 85’.

Pas tri ndeshjeve, Juventusi ka dy humbje dhe një barazim duke u renditur në vendin e 16 me vetëm një pikë, kurse Napoli ka tri fitore nga tri ndeshje dhe kryeson tabelën e Serie-A me nëntë pikë të mbledhura.