Juventus vazhdon bisedimet për transferimin e De Ligt

TË FUNDIT

De Ligt pritet të bëhet lojtari i dytë që paguhet më së shumti në Juventus

Juventus është gati që të bëj transferin e vitit, duke e marrë në radhët e veta mbrojtësin holandez Matthijs De Ligt.

De Ligt ka impresionuar me Ajaxin në sezonin e kaluar duke shkuar deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke e fituar ligën e Holandës dhe Kupën e Holandës me skuadrën holandeze si kapiten i ekipit.

Fillimisht u flit se De Ligt kishte arritur marrëveshje me Barcelonën, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Para dy dite raportuan mediat në Holandë dhe Itali, se De Ligt është afër transferimit në Juventus.

Sipas ‘Sky Sport Italia”, Juventus është duke i vazhduar bisedimet për De Ligt, me agjentin e tij Mino Raiola.

De Ligt pritet të bëhet lojtari i dytë, i cili paguhet më së shumti në Juventus me një pagë prej 15-20 milionë eurove në sezon.

Ndërsa italianëve pritet t’i kushtoj rreth 70 milionë euro.

Ai kluazolen e lirimit pritet ta ketë 150 milionë euro nëse nënshkruan me Juventusin./kallxo

The post Juventus vazhdon bisedimet për transferimin e De Ligt appeared first on RTV21.