Juventus nis ndryshimet

TË FUNDIT

Te Juventusi ndryshimet kanë hyrë në një faze konktrate. Me shkarkimin e Andrea Pirlos vendin e tij e zuri Massimiliano Allegri i cili rikthehet pas 2 vitesh në stol ndërsa vendin e Andrea Paratici e zë një figure që duhet pranuar se nuk ka qenë në botën e futbollit. Bëhet fjalë për Maurizio Arrivabenen, ish shefin e Ferrarit në vitet 2014-2019 i cili është pjesë për një kohë të gjatë e bizneseve të familjes Agnelli apo Elkan.

Arrivabene në fakt është që prej 2012 pjesë e Këshillit Administrativ te Juventusi por nuk ka patur detyra konkrete mbi skuadrën, klubin, buxhetin dhe bilancet ndërsa tani të gjitha do të jenë përgjegjësi e tij teksa në sektorin sportive do të ketë në krah, Federico Cherubinin edhe ky i promovuar brenda klubit bardhezi.

Ndërkohë lidhur me manovrat në merkato, Juventusi tashmë ka ushtruar të drejtën e rinovimit të huazimit edhe për një sezon të Alvaro Moratas nga Atl. Madrid duke derdhur 10 mln euro të tjera në arkën e spanjollëve.

Numri 9 i skuadrës, pëlqehet nga Allegri dhe është trajneri që ka kërkuar që ai të qëndrojë për të dytin vit radhazi teksa një lëvizje e tillë pritet që ta afrojë më shumë sulmuesin përfundimisht te Juventusi që ka paguar deri tani 20 mln euro vetëm për huazimin dhe është logjike që për sezonin e ardhshëm të ushtrojë edhe të drejtën e blerjes përfundimtare për 20 mln euro nga Atletico