Jua marrin sanduiçët në kufi! Pas Brexit britanikët nuk mund të sjellin ushqim në BE

TË FUNDIT

Rregullat e reja pas Brexit hynë në fuqi. Shoferëve që vijnë nga Britania e Madhe në pikat kufitare u konfiskohen sanduiçët. Policët kufitarë e kanë patjetër që çdo udhëtari në mënyrë individuale tua shpjegojnë rregullat. Udhëtarët të tensionuar nga vendimet e tilla.

Mirdita zotëri!

Anglia tani është vend i tretë për Holandën.

Pas Brexit, tashmë nuk mund të sjellni ushqim të caktuar në Evropë si: mish, pemë, perime, peshk, gjëra të tilla.

A keni mish në gjithë bukën?

Po!

Në rregull atëherë do të duhet ta marrim komplet. Kërkojmë falje!

Me të vërtetë? Në rregull a mund ta heq mishin dhe të ma leni bukën?

Jo, duhet ta konfiskojmë. Mirëserdhët në Brexit Zotëri, më vjen shumë keq!

O Zot!

Mbretëria e Bashkuar formalisht u nda nga BE më 31 dhjetor. Nga ora 23 e asaj dite për qytetarët e saj dhe kompanitë tashmë nuk vlejnë rregullat e BE dhe në fuqi kanë hyrë rregulla të reja, që vlejnë edhe për shtete tjera evropiane që nuk janë anëtare të bllokut, ndërsa kanë të bëjnë me udhëtimin, tregtinë, imigrimin dhe bashkëpunimin në sferën e sigurisë. Dalja e Britanisë solli edhe ndryshime të mëdha për ekonomitë për shkak se tani bëhet fjalë për dy tregje të ndara.