Ju dua me shpirt, thotë Ronela Hajati pas fitores në Festivalin e Këngës

TË FUNDIT

Këngëtarja Ronela Hajati ka fituar edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Kështu ajo me këngë “Sekret” e përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision Song Content” që zhvillohet në Torino të Italisë në 2022.

Pas fitores, Ronela me një postim në Instagram i ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën

“Turin shihemi! Faleminderit të gjithë atyre që më kanë mbështetur gjithë këto vite! Ju dua me shpirt…”, ka shkruar Ronela.

Vendin e dytë ne Festivalin e Këngës e zuri këngëtari Alban Ramosaj me projektin “Theje”.

Kujtojmë që, vitin e kaluar Shqipëria u përfaqësua në Eurovision nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma”. Ndërkohë, fitues të Eurovisionit u shpallën grupi Italian Maneskin me këngën e tyre rock, “Zitti e buoni”./21Media