Jozyrtarisht Azem Sadiku do të kalojë te Aleanca për Shqiptarët

TË FUNDIT

Jozyrtarisht Azem Sadiku, kryetar i Komunës së Studeniçanit, pritet të kalojë te Aleanca për Shqiptarët. Në një bisedë telefonike për TV21 Sadiku as nuk e mohoi as nuk e pohoi informacionin, por tha se pa e diskutuar me strukturën e tij në Studeniçan nuk mund të flas për një gjë të tillë. Sadiku vetëm tha se ASH e ka ndihmuar shumë për në zgjedhjet lokale. Burime brenda ASH-së për TV21 thonë se janë në bisedime dhe se brenda 2-3 ditëve kjo çështje do të mbyllet./TV21