Joveski: Në autobus kishte bidonë plastike për karburant, por ishin bosh

TË FUNDIT

Kryeprokurori i shtetit, Lubomir Jovevski në ClickPlus në TV21 tha se është e vërtet që në autobusin e aksidentuar në autostradën “Struma” të bullgarisë ka pasur bidonë për karburant, por që kanë qenë të zbrazët.

“Është e padiskutueshme se ka pasur bidonë plastikë të dedikuar për derivate, por ata kanë qenë të zbrazët dhe nuk janë prekur nga zjarri”, tha Joveski.

Në pyetjen e gazetarit se ku ndodheshin këta bidonë, Joveski tha se kur ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ata kanë qenë pranë automjetit.

“Hetuesit më kanë shpjeguar se kanë qenë të vendosur në një hapësirë, e cila në motorin e autobusit, nën atë hapësirë ​​është bateria dhe mbi të janë vendosur këta bidonë bosh”, shton Joveski.

MARKETING I PAGUAR POLITIK