Joveski me tonë të ashpër para Komisionit: Na lini që të punojmë, mos e shfrytëzoni Onkologjinë për qëllime politike

TË FUNDIT

Konferenca për media e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski hapi polimika edhe në vetë Komisionin anketues nëse ky rast po hynë në fazë të qëllimeve politike. Në seancën e sotme të këtij komisioni para deputetëve foli njeriu i parë i PP, Lubomir Joveski me tonë të ashpër se është habitur pse është thirrur edhe ai për shkak se për këtë rast po udhëhiqet hetim aktiv. Akuzoi se Komisioni anketues tashmë po del nga kompetencat e tyre dhe po e cenon procedurën para-hetimore.

“Na lini që ta kryejmë punën. Lënda “Onkologjia” po udhëhiqet dhe në mënyrë profesionale do të arrihet deri te e vërteta pa marrë parasysh të disa përpjekjeve për obstruksion. Andaj edhe njëherë apeloj që të ndërpritet keqpërdorimi i lëndës Onkologjia në qëllimet politike dhe andaj kërkoj mbështetje nga i gjithë opinioni. Në mënyrë të drejtpërdrejtë e cenon procedurën dhe valeditetin e dëshmive që i tha edhe kryetari i Gjykatës themelore”, tha Lubomir Joveski, prokurorë shtetërorë publik.

Për informacionet e publikuara dje nga ana e Mickoskit në konferencën për media, foli edhe ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski, i cili përsëri u thirr para Komisionit Anketues. Spasovski tha se Mickoski me këtë e ka rrezikuar procedurën para-hetimore.

“Nëse ndonjë qytetar posedon ndonjë provë, ai duhet t’i dorëzojë ato prova në Prokurorinë Publike kompetente dhe në këtë mënyrë të ndihmojë në hetim. Patjetër, nëse ka prova dhe nuk ua dorëzon hetuesve kompetentë, do të thotë fshehje e provave, ose nëse ka prova dhe i publikon publikisht si dokumentacion që është pjesë e lëndës, do të thotë komprometim i provave dhe komprometim i  gjithë procedurës hetimore”, theksoi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Reagim erdhi edhe nga Klinika e Onkologjisë, e cila hedh poshtë qëndrimet e deklaruara të Mickoskit se barnat janë blerë me rezerva. Absolutisht nuk bëhet fjalë për ndonjë provë të re ndërsa atë që ka publikuar është pjesë e procedurës hetimore, thonë nga Onkologjia, nga ku e akuzuan Mickoskin për manipulim me opinionin.

“Lidhur me pretendimin se Klinika ka bërë blerjen e barnave me rezerva, pa nevojë, i njëjti është i pabazë dhe i gabuar. Sasia për të cilën ka akuza se është blerë me rezerva, jo vetëm që nuk është rezervë, por ishte nevoja e domosdoshme dhe është në sasi për një numër të vogël pacientësh, nga një bar vetëm për 9 pacientë nga medikamenti tjetër për 5 pacientë. Për një nga barnat (Abirateron) nuk kishte fare rezerva dhe na vjen keq se me informacionet e këtilla të pasakta po manipulohet opinioni”, thonë nga Klinika e Onkologjisë.

Komisioni anketues duhej që sot të përfundojë punën dhe të arrijë në konkluzione, por sipas kryetares së komisionit Rashela Mizrahi, e cila siç tha, për këtë  “mish të egër” në shëndetësi duhet të ketë përgjegjësi. Mafia Kancer tha ajo se ende po përfiton para në shpinën e të sëmurëve.

“Dyshimet e bazuara për përfitimin e  parave në shpinën e pacientëve dhe trajtimi joadekuat i pacientëve me kancer po ndodh edhe sot dhe nuk ka të ndalur. Gjëja e dytë është se, pavarësisht sasive të mjaftueshme të barnave, shitësit me shumicë që i ka preferuar qeveria, edhe sot blejnë sasi të mëdha barnash për shuma në prej disa milionë eurove”, pohoi Rashela Mizrahi, kryetare e Komisionit Anketues.

Në seancën e sotme të Komisionit anketues përsëri u thirrën edhe ish ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dhe ish drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev, por të dytë nuk erdhën. Nuk erdhi as Mile Sugarev, drejtori aktual i Fondit të shëndetësisë i cili tha se është në udhëtim zyrtar.