Jovanoviq: Ekonomia e RMV-së mund të përballojë rritje të pagave

TË FUNDIT

Profesori Branisllav Jovanoviq në edicionin e sotëm të lajmeve në TV21 deklaroi se ekziston mundësia absolute që paga minimale në Maqedoninë e Veriut të bëhet 18 mijë denarë.

“Për shkak se ekonomia e Maqedonisë është një ekonomi e bazuar në fitim, gjegjësisht fitimet e kompanive janë më shumë se gjysma e BPV-së dhe janë më shumë se pagat e punëtorëve”, tha Jovanoviq, duke shtuar se ekonomia maqedonase mund të përballojë një rritje të konsiderueshme të pagave në përgjithësi.