Nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) kanë njoftuar se Jovan Despotovski ka parashtruar kandidaturën për lider të kësaj partie.
Ai ka dorëzuar edhe programin e tij të titulluar “Koncept 28”, ku siç ka sqaruar, fokus do të ketë njeriun.
“Qëllimi kryesor është sigurimi i jetës me cilësi më të lartë prë të gjithaë bashkëqytetarët tanë, kurse programi “Koncept 28″ ofron qasje më ndryshe në krijimin dhe realizimin e politikave dhe masave”, qëndron në njoftim, transmeton TV21.
Afati për parashtrim të kandidaturave skadon sot, në ora 16:00.
