Presidenti amerikan, Joe Biden, është vaksinuar me vaksinën anti-kovid të kompanisë Pfizer/BioNTech.
Biden u vaksinua në një spital në Delauare. Ai u bëri thirrje amerikanëve që të marrin vaksinën “kur të jetë në dispozicion”.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe një sërë vendesh tjera e kanë miratuar përdorimin e kësaj vaksine.
Vaksinimet e para në 27 vendet e BE-së pritet të fillojnë brenda një jave. Vaksina Pfizer/BioNTech ka dalë të jetë 95 për qind efektive në fazën e fundit të testimit.
Vaksina tjetër e kompanisë Moderna, e cila përdor teknologji të ngjashme, është 94 për qind efektive. Të dyja vaksinat duhet të jepen në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh. BS
