I shumë përfolur për jetën e tij personale, këngëtari Blero ka bërë të ditur se ka raporte të mira me gruan e tij të parë, aktoren Teuta Krasniqi me të cilën ka një vajzë që quhet Tara.
“Kam komunikim shumë të mirë edhe me martesën e parë, edhe me Adonisin edhe me Kaian edhe me krejt. Nuk e di pse duhet me qenë jo normale. Për mua është shumë normale”, u shpreh ai.
Blero tutje tha se ai nuk ka fshehur asgjë dhe për të, është e rëndësishme që t’i respektoj të tjerët dhe shton se nuk duhe të ketë mllef që të shpie deri te e keqja, që sigurisht, këtë këngëtar e tha teksa fliste për raportet me ish gruan.
“Në formën time, fati i jetës time ka qenë i tillë unë sigurisht jo që kam dashur por në të njëjtën kohë nuk kam fshehur asgjë. Mendoj që duhet me respektu tjetrin, me komuniku, nuk duhet me pas as mllef as asgjë që të sjellë deri te e keqja”
