“Jo me mua!”, tension mes Messit dhe presidentit të MLS-së

TË FUNDIT

Me Campeones Cup, Lionel Messi ka fituar trofeun e radhës në karrierën e tij të pambarimtë. Por gjatë ceremonisë së dhënies së trofeut argjentinasi u bë protagonist i një episodi të papritur.

Messi u përball me presidentin e Mls-së, Don Garber, duke u shfaqur shumë nervoz. Ylli i Inter Miami u pa t’i bërtiste në mënyrë të përsëritur: “Jo me mua!”.

Raporti mes të dyve nuk është aspak i mirë që prej korrikut të vitit të kaluar. Në atë kohë Messi u skualifikua me një ndeshje, pasi vendosi të mos merrte pjesë në All-Star Game të Mls-së, për shkak se donte të ruante gjendjen fizike.