Jennifer Lopez dhe Ben Affleck martohen për herë të dytë me njëri-tjetrit, pamje nda dasma përrallore

TË FUNDIT

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez i thanë “Po” njëri-tjetrit të shtunën mbrëma në pronën 87 hektarë të aktorit të “Good Will Hunting” në Gjeorgji.

E shtuna ishte e dyta nga një festë martese tre-ditore që përfshinte të premten deri të dielën, me familjen, miqtë dhe të famshëm të tjerë të profilit të lartë.

Kjo është ceremonia e dytë martesore e çiftit.

Çifti u martuan zyrtarisht në Las Vegas, Nevada muajin e kaluar.

Lopez kishte veshur një fustan Ralph Lauren të prodhuar në Itali për ceremoninë e martesës.

Ndërkohë që, nëna e Affleck u dërgua me urgjencë në spital, pak orë para se të fillonte ceremonia.

Rreth orës 22:00 të së shtunës, nisi të binte shi i madh. Mysafirët do të përfundojnë festën duke bërë grill të dielën./21Media