Jeni zgjuar të lodhur? Vendosni këto ushqime në pjatën tuaj

TË FUNDIT

A zgjoheni me ndjenjën se nuk keni pushuar mirë? Pini kafe gjatë ditës për të rritur nivelin e energjisë? Atëherë duhet t’i kushtoni pak vëmendje cilësisë dhe sasisë së gjumit tuaj por edhe ushqyerjes.

Ushqimet e mëposhtme të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë e mbushin trupin tuaj me lëndë ushqyese, ndihmojnë në trajtimin e lodhjes dhe ju mbajnë plot energji gjatë gjithë ditës.

Avokado

Avokado është i pasur me vitamina, minerale dhe yndyrna të mirë që i japin energji trupit tuaj që do të zgjasë për orë të tëra. Përmban shumë fibra, duke e mbajtur sheqerin në gjak të qëndrueshëm në mënyrë që të shmangni humbjen e energjisë.

Bajame

Bajamet janë një burim i shkëlqyer i proteinave me cilësi të lartë, fibrave dhe yndyrave të shëndetshme të pangopura. Ato janë plot me vitamina B që ndihmojnë trupin të konvertojë ushqimin në energji dhe janë të pasura me magnez që ndihmon në luftimin e lodhjes së muskujve.

Banane

Ky frut i pasur me kalium përmban një sasi të mirë fibrash, të cilat ngadalësojnë lirimin e sheqerit në gjak dhe siguron një burim të shkëlqyer të magnezit dhe vitaminave B.

Farat Chia

Të vogla por të mrekullueshme, këto fara janë një burim i shkëlqyer energjie që ju bën të ndiheni të ngopur për periudha më të gjata kohore. Ato janë plot me antioksidantë, vitamina dhe minerale, proteina, yndyrna dhe fibra.

Vezë

Vezët janë një burim i shkëlqyer i një sërë vitaminash dhe mineralesh, duke përfshirë hekurin, kolinën, vitaminën D dhe vitaminën B-12. Një vezë përmban proteina të cilësisë së lartë dhe yndyrna të mira, të cilat në kombinim ju mbajnë të ngopur dhe sigurojnë energji të qëndrueshme gjatë gjithë ditës.

MARKETING I PAGUAR POLITIK