Jemi të gatshëm të intervenojmë me rezervat shtetërore, tha Zaev

TË FUNDIT

Pas paralajmërimeve për “shok” çmimesh të produkteve ushqimore, u deklarua edhe kryeministri Zaev. Thotë se Qeveria është e gatshme që të intervenojë me rezervat shtetërore, nëse ka cikël që tregon pikun, sidomos në produktet bazë, transmeton TV21.  

“Qeveria me rezervat shtetërore gjithmonë është e gatshme që të intervenojë, nëse shohim se ndonjë cikël që tregon pikun, që do të kishte ndikim në ekonominë në përgjithësi, sidomos në produktet bazë. Këtu flas për, vajin, miellin, qumështin, vezët dhe gjithçka që bën pjesë në shportën familjare”, deklaroi Zaev.