Jeff Bezos “planifikon të dhurojë” 1 milion dollarë për inaugurimin e presidentit Trump

TË FUNDIT

Themeluesi i kompanisë “Amazon”, Jeff Bezos, planifikon të dhurojë 1 milion dollarë për inaugurimin e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, transmeton Anadolu.

Siç raporton CNN, shefi i kompanisë amerikane për tregti elektronike pritet të takojë Trumpin në ditët në vijim, duke u bashkuar me liderët e tjerë të teknologjisë në ndërtimin e lidhjeve më të ngushta me administratën e ardhshme të Trumpit.

Kompania “Amazon” ka premtuar një donacion prej 1 milion dollarësh në para të gatshme dhe 1 milion dollarë shtesë në kontribut jo-monetar duke transmetuar ngjarjen në “Amazon Video”.