Javën tjetër bisedimet për ndarjen e posteve. Partitë ende nuk kanë folur për eshalonin e dytë dhe tretë

Must Read

Hajko Mas është në karantinë, i infektuar me Covid-19 një person i sigurimit

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Hajko Mas është në karantinë pasi një truprojë e tij ka...

Mbi 80 dyqane në QTQ janë të mbyllura, jepen me qira pa pagesë! Nuk mund t’i paguajnë as faturat

https://youtu.be/J0R4RWmTr_U Dyqanet jepen me qira ose shiten. Këto shpallje mund të shihen...

Bytyqi u apeloi kolegëve të tij funksionarë: Të marrin fund diskutimet për dygjuhësinë në kompanitë private

https://youtu.be/9OEaJSaTFQ0 Zv/kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi apeloi që të marrin fund...
- Advertisement -

Pasi u emëruan ministrat e Qeverisë së re, javën që vjen pritet të nisin bisedimet mes partnerëve të koalicionit për të ndarë përgjegjësitë edhe në nivele të tjera, siç janë postet zëvendës-ministrore, sekretariatet, drejtoritë dhe agjencitë.

Pritet që të ketë rotacion të këtyre posteve mes partnerëve të koalicionit, LSDM e BDI, ndërsa kreu socialdemokrat Zoran Zaev thotë se ende nuk ka menduar për postet në eshalonin e dytë dhe të tretë.

- Advertisement -

“Ende nuk kam vendosur sepse java e parë është kohë kur duhet të bëhet pranim-dorëzim dhe për të hyrë në punën e qeverisë, për punët e rëndësishme dhe të sillen vendimet urgjente për qytetarët. Javën tjetër për herë të parë do të mendohem për atë” tha për TV21 kreu i LSDM-së Zoran Zaev.

Sekretari organizativ i BDI-së, Artan Grubi thotë se ende nuk i kanë nisur bisedimet me LSDM-në, por konfirmon se do të ketë këmbime të dikasterëve.

- Advertisement -

“Vlerësoj se do të ketë këmbime midis dy partive tona që marrim përgjegjësi shtesë dhe të dëshmojmë kapacitetet tona edhe në detyra të reja” tha Grubi për TV21.

Jozyrtarisht pritet që BDI të ketë zëvendësministra në Ministrinë e Brendshme, atë të Transportit dhe Lidhjeve, Drejtësisë, Shëndetësisë dhe Mbrojtjes. Drejtoritë e reja që mund t’u takojnë integristëve  jozyrtarisht përflitet se janë MEPSO, Ndërmarrja “Rrugët Shtetërore”, Agjencia për Komunikime elektronike, Navigacionin Ajror “M-NAV” dhe Agjencinë e ilaçeve “Malmed”.

- Advertisement -

E krahas dy partnerëve më të mëdhenj të koalicionit LSDM-BDI, kulaçi ekzekutiv kësaj radhe ndahet edhe me Lëvizjen “Besa”, e cila nga postet ministrore ka marrë vetëm një, atë të Bujqësisë. Kreu Bilall Kasami thotë se bisedimet me partnerin Zaev po vazhdojnë.

“Si Lëvizje Besa vazhdojmë të bisedojmë me partnerët e tjerë të koalicionit për ndarje të përgjegjësive edhe në eshalonet e tjera dhe në javët në vijim do të kemi përgjigje konkret”, u shpreh kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Dy postet zëvendës-ministrore për të cilat tashmë dihet se do t’i takojnë “Besës”, është Ministria e Arsimit ku zëvendësministër pritet të jetë Arafat Shabani, ndërsa për zëvendësministër të Kulturës kandidat është Sedat Sulejmani.

Burime nga “Besa” thonë se nënkryetari i partisë Abdush Demiri pritet të drejtojë me një nga ato që konsiderohen si drejtoritë më të rëndësishme, siç është Fondi Pensional, Postat e Maqedonisë ose Agjencia për Veterinari dhe Ushqim. “Besa” në bisedime është edhe për Agjencinë për Rini dhe Sport, por ky dikaster ende mbetet pikëpyetje se kush do ta marrë. Të njëjtat burime tregojnë se Besës pritet t’i takojë edhe posti i drejtorit të Inspektoratit i Tregut, Inspektoratit Teknik ose Entit Hidrometeorologjik. Po ashtu pritet që “Besës” t’i takojë një post drejtori në teatër, ose të Teatrit të Shkupit, ose atë të Tetovës.

- Advertisement -

Hajko Mas është në karantinë, i infektuar me Covid-19 një person i sigurimit

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Hajko Mas është në karantinë pasi një truprojë e tij ka qenë pozitiv në koronavirusin e...

Mbi 80 dyqane në QTQ janë të mbyllura, jepen me qira pa pagesë! Nuk mund t’i paguajnë as faturat

https://youtu.be/J0R4RWmTr_U Dyqanet jepen me qira ose shiten. Këto shpallje mund të shihen në shumë dyqane të Qendrës...

Bytyqi u apeloi kolegëve të tij funksionarë: Të marrin fund diskutimet për dygjuhësinë në kompanitë private

https://youtu.be/9OEaJSaTFQ0 Zv/kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi apeloi që të marrin fund diskutimet për vendosjen e dygjuhësisë...

Rrallë kush riparon këpucët, zanati i këpucëtarisë në Kërçovë drejt zhdukjes

https://youtu.be/wCl-H-CXyY8 Këpucëtari Asan Kanzo herët në mëngjes hapi punëtorinë e tij dhe filloi të riparonte këpucët që...

9.500 emigrantë vendosen në kampin e përkohshëm në Lezbos

Për momentin i kemi 9.500 njerëz në kampin e ri, zyrtarisht 2.000 janë jashtë kampit dhe rreth një mijë njerëz do të...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -