Javën e kaluar 705 raste të reja pozitive me koronavirus, për 10,8 % më pak se një javë më parë

Must Read

Akar: Armenia të përfundojë pushtimin e Azerbajxhanit

 Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar i ka bërë thirrje Armenisë që t’i japë fund “pushtimit” në...

Tetë bankat e interesuara për bashkëpunim me Postën duhet të paraqesin oferta deri në fund të muajit

Deri në fund të muajit, bankat që kanë shprehur interes për të bërë operacione pagese në njësitë...

Hapësira parkimi të sigurta për mbrojtjen e fëmijëve dhe grave shtatzëna, së pari në Shkup pastaj nëpër gjithë vendin

Me hapësirat e reja të sigurta të parkimit, grupet më të rrezikuara të qytetarëve si fëmijët dhe...
- Advertisement -

Në periudhën prej më 7 deri më 13 shtator 2020 janë testuar gjithsej 8.353 materiale në laboratorët në të cilët u zbatua testimi molekular për praninë e SARS-COV-2, 14.2 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar. Janë regjistruar gjithsej 705 raste të reja pozitive prej 33 qyteteve në shtet që paraqet ulje prej 10,8 për qind në krahasim me javën e kaluar.

Numri më i madh i rasteve të regjistruara në pajtim me raportin e Institutit për Shëndet Publik janë nga Shkupi (n=202; 28,7%). Në të njëjtën periudhë, në 17 qytete, numri i të sapodiagnostikuarve është nën 20.

- Advertisement -

Përqindja e rasteve pozitive nga testimet është 8.4 përqind ose 0.3 për qind më shumë në krahasim me javën e kaluar.

“Janë regjistruar persona të prekur në të gjitha grup-moshat. Më e përfaqësuar është grup-mosha e personave të moshës mbi 60  (n=173, 22,0%). Një numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek personat në grup-moshat prej 50-59 dhe 30-39  nga (n=136; 19,3%), 40-49 (n=107; 15,2%) dhe 20-29 (n=98; 14,0%). Numri më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=19; 2,7%) dhe 10-19 vjeç (n=36; 5,1%)”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

- Advertisement -

Nga rastet të cilat janë hulumtuar në aspektin epidemiologjik (n=681; 96,6%),  janë regjistruar 127 (18,6 për qind) të hospitalizuar, që është ulje prej 3,8 për qind në krahasim me javën e kaluar ndërsa tek 227 (33,3 për qind) persona është regjistruar prani e sëmundjeve shoqëruese.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 221 (31,3 për qind), qëndron në kumtesë, kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar. Janë regjistruar 32 persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

- Advertisement -

Nga MSH përkujtojnë se pas dy testeve negative të marra për praninë e SARS CoV-2 ose me përdorimin e algoritmit të rri, si të shëruar udhëhiqen 709 persona të cilët kanë qenë të hospitalizuar ose në mjekim shtëpie.

“Janë paraqitur 27 raste të vdekjes prej 12 qyteteve, shtatë më shumë në krahasim me javën e kaluar. Lidhur me moshën, 19 persona kanë qenë mbi 60 vjeç, gjashtë të moshës prej 50-59 dhe dy prej 40-49 vjeç. Nga të vdekurit 25 persona kanë qenë të hospitalizuar. Komorbiditete janë regjistruar tek 23 persona të vdekur”, qëndron në kumtesën e sotme të MSH-së.

- Advertisement -
  • Tags
  • 4

Akar: Armenia të përfundojë pushtimin e Azerbajxhanit

 Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar i ka bërë thirrje Armenisë që t’i japë fund “pushtimit” në pjesën e territorit të Azerbajxhanit...

Tetë bankat e interesuara për bashkëpunim me Postën duhet të paraqesin oferta deri në fund të muajit

Deri në fund të muajit, bankat që kanë shprehur interes për të bërë operacione pagese në njësitë e Postës duhet t’i përgjigjen...

Hapësira parkimi të sigurta për mbrojtjen e fëmijëve dhe grave shtatzëna, së pari në Shkup pastaj nëpër gjithë vendin

Me hapësirat e reja të sigurta të parkimit, grupet më të rrezikuara të qytetarëve si fëmijët dhe gratë shtatzëna do të mbrohen...

Shaqiri: Vazhdojmë me digjitalizimin dhe reformat kyçe të administratës publike

Do të vazhdoj me procesin e digjitalizimit dhe zbatimit të reformave kryesore të administratës publike në mënyrë që ta përgatisim për hyrjen...

Osmani agjendën në Bruksel e filloi nga Parlamenti Evropian

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, agjendën në Bruksel e filloi nga Parlamenti Evropian, duke realizuar takime me eurodeputetë me ndikim...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -