Javën e ardhshme me siguri hapet thirrja për subvencionimin e gastronomisë, tha Bekteshi

TË FUNDIT

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka paralajmëruar se javën e ardhshme “me siguri” do të hapet thirrja publike për aplikim të objekteve gastronomike për subvencionet e pakos së gjashtë ekonomike.

“Do të merren parasysh mesatarja e të ardhurave apo atë që e kanë gjeneruar gjatë vitit 2019-të dhe njëkohësisht edhe të vitit 2020-të. Do të përspjetohet me 24 muaj dhe pikërisht ajo mesatare mujore me ditët kur kanë qenë të mbyllura si objekte gastronomike me vendim të Qeverisë. 30% nga ajo shumë do të mbështetet nga ana e Qeverisë apo drejtpërdrejt në formë të grantit do t’u transferohen objekteve gastronomike. Pra, kjo do të jetë metodologjia dhe javën e ardhshme me siguri do të publikohet thirrja publike ku do të mund të aplikojnë”, tha Bekteshi, transmeton TV21.

Bëhet fjalë, për objektet gastronomike të cilat do të vazhdojnë të jenë të mbyllura deri më 27 prill, si masë e parandalimit të shpërndarjes së Covid-19 që u miratua në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

TË NGJAJSHME