Java e katërt e protestave kundër shtrenjtimit të rrymës

TË FUNDIT

Edhe këtë të premte vazhduan protestat kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike.

Protesta e paralajmëruar për sot filloi me marshim nga “Çairçanja” deri përballë godinës së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Kjo është java e katër që qytetarët po protestojnë në rrugët e Shkupit, dhe në qytete të tjera, në shenjë revolte për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 7,4 për qind nga ana e Komisionit Rregullator për Energjetikë./TV21