Java që vjen pritet të sjellë temperatura edhe më të ulëta në Shqipëri, transmeton Euronews.
Sipas parashikimit të sinoptikanëve, e hëna parashikohet të jetë dita më e ftohtë, por deri të mërkurën vlerat termike do vijojnë të jenë të ngjashme.
Në këto kushte, qeveria e Shqipërisë vendosi të mbyllë shkollat për 3 ditë, ndërsa kërkon nga qytetarët të mos shpenzojnë energji elektrike në rast se nuk do ta kenë të domosdoshme.
Moti i ftohtë dhe ngricat që kanë përfshirë Shqipëri ë prej disa ditësh kanë krijuar vështirësi për qarkullimin dhe ngrohjen.
Korça, Dibra, Kukësi, Malësia e Madhe, madje edhe Fieri janë zbardhur nga dëbora. Në disa fshatra të këtyre zonave ka munguar edhe energjia elektrike. Autoritetet këshillojnë që makinat të lëvizin me zinxhirë e goma dimërorë.
