Jasir Asani: Golin ndaj Moldavisë nuk do ta harroj kurrë, falë tij morëm rrugën drejtë EURO 2024

TË FUNDIT

“Golin ndaj Moldavisë nuk do ta harroj kurrë”, kështu ka deklaruar futbollisti i Kombëtares shqiptare Jasir Asani në dokumentarin kushtuar kualifkimit të Shqipërisë për finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024 të titulluar “Rruga drejt Euro 2024, dokumentar i punuar nga gazetari i SuperSport Elvis Rexha.

Asani më tej shton se fal golit të shënuar Shqipëria u kualifikua për në EURO 2024.

“Ndaj Moldavisë ishte edhe më e vështirë. I gjithë stadiumi na mbështeste dhe nuk mundesha të bëja nxehje, pasi më dridheshin këmbët nga emocioni. 20-25 minutat e para isha në ajër. Atë gol nuk do ta harroj kurrë, sepse falë tij morëm rrugën drejt kualifikimit në Europian” – tha Jasir Asani, në dokumentarin e kushtuar kualifikimit të Shqipërisë për në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” të titulluar “Rruga drejt Euro 2024”.