Jasir Asani dhe e dashura e tij të pandarë edhe në Korenë e Jugut

TË FUNDIT

Edhe pse u përfol shumë për një rikthim në futbollin europian, Jasir Asani vazhdon aventurën koreane me Gwangju, ekip me të cilin realizoi golin e parë në kampionat.

Sulmuesi i djathtë i kombëtares shqiptare, ka rigjetur rrjetën me skuadrën e tij duke i dhënë kështu eurogolin dhe Gwangju regjistroi kështu triumfin e tretë radhazi në K League 1.

Këtë sukses, Asani nuk po e feston i vetëm në Koren e Jugut. Partnerja e tij, Giota i është bashkuar futbollistit. Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, Giota dhe Asani na kanë treguar se po kalojnë një kohë cilësore së bashku.

Çifti ka zbuluar se njohja e tyre ka nisur në Instagram. Lidhja e tyre tashmë është konsoliduar dhe e mendojnë veten në një të ardhme si një familje e madhe me shumë fëmijë.