Jashari: Një popull që kujton të kaluarën të ardhmen e ka të sigurt

TË FUNDIT

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, shoqëruar nga kryetari i Drenasit, Ramiz Laldrovci, përfaqësues nga partitë politike dhe shoqatat e dala nga lufta bënë homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Pas homazheve, kreu i Skënderajt tha se një popull që kujton dhe nderon të kaluarën e sakrificën e popullit të tij, ai popull e ka të ardhmen e sigurtë.

“Një popull që kujton, nderon të kaluarën, sakrificën e popullit të vet, ai popull të ardhmen do ta ketë të sigurtë. Kështu që ne sot bëmë homazhe dhe nderime pranë dëshmorëve. E kemi për obligim dhe detyrë të punojmë, të jemi të kujdesshëm, të duam njëri-tjetrin, të ndihmojmë njëri-tjetrin, ta ndërtojmë dhe të zhvillojmë këtë vend për një të ardhme më të mirë”, deklaroi Jashari.

Ndërsa, në fjalën e tij, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se 5, 6 dhe Marsi janë datat që shënojnë ngjarjen më të rëndësishme në historinë e Kosovës.

Ai tha se këtu janë edhe për t’u zotuar se do të bëjnë punë të mira si udhëheqës të dy komunave.

“5, 6 dhe 7 Marsi është ngjarja më e rëndësishme e historisë sonë, në sot nuk po bëjmë vetëm homazhe dhe përkulje para varreve të komandantit legjendar dhe familjarëve të Adem Jasharit por po vijmë edhe për tu zotuar se ne do të bëjmë punë të mira në komunat tona”, deklaroi Lladrovci.

Gjatë tërë ditës së sotme në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz do të bëjnë homazhe krerë institucionesh dhe politikë.

TË NGJAJSHME